Presidentja Davkova iu referua vendit të saj si “Maqedoni”, reagon Bullgaria: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu thuhet në qëndrimin e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë […]

Maj 13, 2024 - 11:30
 0
Presidentja Davkova iu referua vendit të saj si “Maqedoni”, reagon Bullgaria: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu thuhet në qëndrimin e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska-Davkova.

“Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse.

“Jam i bindur se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga përmbushja e rreptë e marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga ato të miratuara nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Korniza e negociatave me BE-në, si informacion për institucionet përgjegjëse në RMV, nuk do të rishikohet”, thonë nga shërbimet e shtypit të presidentit bullgar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.