Presidentja e Komisionit Evropian apelon Izraelin dhe Iranin për përmbajtje: Mos përshkallëzoni situatën!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bën thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi i

Prill 19, 2024 - 12:00
 0
Presidentja e Komisionit Evropian apelon Izraelin dhe Iranin për përmbajtje: Mos përshkallëzoni situatën!
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Finlandës Petteri Orpo në një konferencë të përbashkët shtypi, në aeroportin Lappeenranta

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bën thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm.

“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme,” tha ajo, duke folur nga aeroporti i  Lappeenranta në Finlandën lindore.

Një raketë izraelite goditi mëngjesin e sotëm Iranin, si shenjë hakmarrjeje për sulmin me raketa që Irani bëri ndaj Izraelit fundjavën e kaluar. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka minimizuar raportet për një sulm, duke thënë se Isfahani është “i sigurt”.

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë të gjuajtur në Izrael të shtunën e kaluar.

Më shumë se 300 dronë dhe raketa u këshuan kundër Izraelit nga Irani gjatë sulmit të tij të paprecedentë, Teherani ka pohuar se ishte hakmarrje për një sulm ajror të supozuar izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.