Prezantoheshin si përfaqësues të zyrtarit të lartë dhe kërkuan 70 mijë euro nga biznesmeni, arrestohen 4 persona

Katër persona janë vënë në pranga dhe dy janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë tentuar të mashtrojnë

Shtator 29, 2023 - 09:35
 0
Prezantoheshin si përfaqësues të zyrtarit të lartë dhe kërkuan 70 mijë euro nga biznesmeni, arrestohen 4 persona

Katër persona janë vënë në pranga dhe dy janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen për t’i marrë një shumë parash prej 70 mijë euro. Të arrestuar janë Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj, Mikel Panxhi, ndërsa në kërkim Florian Gjergji dhe Xhensil Qefa.

 

Policia njofton se 6 të përfshirët prezantoheshin si përfaqësues të një zyrtari të lartë dhe kërkonin shumën e parave nga biznesmeni.

 

Policia sekuestroi gjithashtu 2 automjete dhe 6 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.