Prezantohet lëvizja politike ‘Shqipëria bëhet’ e Lapajt: Pikat kryesore, nga reforma zgjedhore te ligji për referendumet

Lëvizja politike e kryesuar nga Adriatik Lapaj ‘Shqipëria Bëhet’, prezantohet sot si një nismë qytetare. “Shqipëria Bëhet’, një ekip me qytetarë aktivë  dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nis sot rrugëtimin e saj zyrtar, si një lëvizje mbarë qytetare. Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu […]

Shtator 18, 2023 - 19:30
 0
Prezantohet lëvizja politike ‘Shqipëria bëhet’ e Lapajt: Pikat kryesore, nga reforma zgjedhore te ligji për referendumet

Lëvizja politike e kryesuar nga Adriatik Lapaj ‘Shqipëria Bëhet’, prezantohet sot si një nismë qytetare.

“Shqipëria Bëhet’, një ekip me qytetarë aktivë  dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nis sot rrugëtimin e saj zyrtar, si një lëvizje mbarë qytetare. Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu forume në 61 bashkitë  e vendit, advokim legjisltativ dhe debat publik, për t’i dhënë peshë mendimit, fjalës dhe të drejtës së qytetarit”, thuhet në njoftim.

Pikat e nismës 

Në kushtet në të cilat vendi ynë ndodhet, lidhur kjo me situatat e bartura politike, të cilat nuk i kanë sjellë Shqipërisë asnjëherë demokracinë e merituar dhe garën e vërtete, ne shohim si të domosdoshme:

a)-Nevojën urgjente të angazhohemi për hapjen e një debati kombëtar për vendosjen e demokracisë reale, pluralizmit real dhe shtetit të së drejtës.

b) -Inicimin e një bashkimi mbarëkombëtar përtej ndarjeve ideologjike për të imponuar themelet e demokracisë reale.

c)-Nevojën  për një lëvizje intelektuale dhe të unifikuar mbarëkombëtare për të diskutuar dhe konkluduar për imponimin e një reforme totale kombëtare të fokusuar në:

1. Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;

2. Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;

3. Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.

4. Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.