Princi William do të marrë përsipër disa detyra mbretërore pas lajmit se mbreti Charles është prekur nga kanceri

Një ditë më parë mediat britanike dhanë lajmin e keq, atë që Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer. Kjo ka bërë që Mbreti

Shkurt 6, 2024 - 17:18
 0
Princi William do të marrë përsipër disa detyra mbretërore pas lajmit se mbreti Charles është prekur nga kanceri

Një ditë më parë mediat britanike dhanë lajmin e keq, atë që Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer.

Kjo ka bërë që Mbreti të tërhiqet nga disa prej detyrave të tij publike, të cilat do t’i kalojnë Princit William.

“The London Times” raporton se princi, i cili synonte të bënte disa “pushime” të shkurtra për t’u kujdesur për gruan e tij, princeshën Kate të Uellsit, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni në bark, tani është i detyruar të rikthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Buckingham Palace tha më herët se mjekët kanë rekomanduar që mbreti të përmbahet nga detyrat publike gjatë trajtimit të tij, megjithëse ai do të vazhdojë të kryejë punët shtetërore dhe të shqyrtojë dokumentet.

Detyrat zyrtare të monarkut përfshijnë nënshkrimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Vizitat e planifikuara të Charles III në anëtarët e Commonëealth Britanik Australi dhe Kanada, si dhe pjesëmarrja e tij në takimin e liderëve të Commonëealth në Samoa, gjithashtu besohet se nuk do të kryhen nga monarku.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.