Princi William i dorëzon profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë perandorak

Andi Hoxhaj, i cili është pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, si dhe ka shprehur vlerësim për punën e tij. “Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar […]

Maj 9, 2024 - 19:00
 0
Princi William i dorëzon profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë perandorak

Andi Hoxhaj, i cili është pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, si dhe ka shprehur vlerësim për punën e tij.

Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Ëales.

Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri,” shkruan Alastair King-Smith.

Titulli OBE është çmimi i dytë më i lartë në renditjen e Urdhrit të Perandorisë Britanike (duke përjashtuar titullin kalorës/dame). Ky titull është vendosur që në kohën e Mbretit George V në vitin 1917 për shërbime në perandorinë britanike.

Tashmë OBE u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribute të mëdha në nivel lokal, ose puna e të cilëve ka fituar një profil kombëtar. Njerëz të famshëm që kanë një OBE janë JK Rowling OBE, David Beckham, Frank Lampard, Keira Knightley apo Damon Albarn.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.