Prindërit e Brianit kërkojnë përjashtimin e prokurores nga çështja, nuk veproi edhe pse klinika ishte e pa licencuar

Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve

Janar 15, 2024 - 13:02
 0
Prindërit e Brianit kërkojnë përjashtimin e prokurores nga çështja, nuk veproi edhe pse klinika ishte e pa licencuar

Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho. Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, të vilit  i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet s një inspektimi që bërë nga Inspektorumiati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.