“Prisni edhe pak…”, Rama paralajmëroi ndryshime në Qeveri. Vendoset data: Ja kur mblidhet Asambleja e PS

Partia Socialiste ka vendosur që pas një jave të thërrasë Asamblenë Kombëtare. Më 4 shtator në orën 16:30 pritet të zhvillohet mbledhja në fjalë, ndërsa interesi i mediave mbeten ndryshimet e mundshme në qeveri. Pak ditë më parë, i pyetur për lëvizje në kabinet, Edi Rama u përgjigj me fjalët “prisni edhe pak”. Nuk dihet […]

Gusht 28, 2023 - 09:53
 0
“Prisni edhe pak…”, Rama paralajmëroi ndryshime në Qeveri. Vendoset data: Ja kur mblidhet Asambleja e PS

Partia Socialiste ka vendosur që pas një jave të thërrasë Asamblenë Kombëtare.

Më 4 shtator në orën 16:30 pritet të zhvillohet mbledhja në fjalë, ndërsa interesi i mediave mbeten ndryshimet e mundshme në qeveri.

Pak ditë më parë, i pyetur për lëvizje në kabinet, Edi Rama u përgjigj me fjalët “prisni edhe pak”.

Nuk dihet nëse Rama i referohej 4 shtatorit, por në traditën e socialistëve ndryshimet e ministrave dhe sekretariateve të partisë janë komunikuar gjithmonë në Asamble.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.