“Prisni se s’keni parë gjë akoma”, Rama publikon memen: Italianët dynden drejt Shqipërisë si…

Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen “Vlora” për një jetë më të mirë drejt Italisë. Ngjarja është përjetësuar në memorien e shqiptarëve si një histori tragjike e një populli të vuajtur gjatë viteve të diktaturës që linte pas atdheun për të nisur një jetë të […]

Gusht 9, 2023 - 10:45
 0
“Prisni se s’keni parë gjë akoma”, Rama publikon memen: Italianët dynden drejt Shqipërisë si…

Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen “Vlora” për një jetë më të mirë drejt Italisë.

Ngjarja është përjetësuar në memorien e shqiptarëve si një histori tragjike e një populli të vuajtur gjatë viteve të diktaturës që linte pas atdheun për të nisur një jetë të re plot sfida e sakrifica në emigracion. Rreth 20 mijë shqiptarë u ndanë me familjarët e tyre atë ditë.

Por për kryeministrin Edi Rama, sot historia është përmbysur. Ai ka postuar një “meme” që tregon sesi sipas tij kanë ndryshuar kohërat.

Në njërën anë dallohet anija “Vlora” me mijëra shqiptarë dhe në anën tjetër të fotografisë është po e njëjta anije.

Teksti dhe konteksti ndryshon. Majtas shkruhet: “Shqiptarët nisen për në Itali 1991”.

Ndërsa djathtas: “Italianët nisen me anije për një Shqipëri 2023”.

“…dhe prit prit, s’keni parë gjë akoma”, shkruan kryeministri Rama.

Rama i referohet turistëve të shumtë italianë, që zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet.

Në foto është etiketuar edhe gazeta italiane “Corriere Della Sera”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.