Privatizimi i fabrikës “Buka”, shtyhet gjyqi për Ahmetajn, avokatët: SPAK, i paqartë në qendrimet e tij

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë për në datën 2 Shkurt. Avokatët që përfaqësojnë Ahmetajn deklaruan që kërkesa për gjykim e SPAK të konsiderohet e pavlefshme dhe të kthehen aktet për hetim. Seanca nisi mëngjesin e sotëm teksa GJKKO do të shqyrtonte kërkesën e SPAK për të marrë të […]

Janar 18, 2024 - 10:49
 0
Privatizimi i fabrikës “Buka”, shtyhet gjyqi për Ahmetajn, avokatët: SPAK, i paqartë në qendrimet e tij

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë për në datën 2 Shkurt.

Avokatët që përfaqësojnë Ahmetajn deklaruan që kërkesa për gjykim e SPAK të konsiderohet e pavlefshme dhe të kthehen aktet për hetim.

Seanca nisi mëngjesin e sotëm teksa GJKKO do të shqyrtonte kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin Ahmetaj për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Sipas SPAK, Ahmetaj ka shitur si pronë shtetërore fabrikën e bukës, ndërkohë që shkallët e gjyqësorit i kishin njohur të drejtën e pronësisë një familje. Nga ana tjetër, ish-zv/Kryeministri i ka mohuar këto akuza përmes disa qëndrimeve në Facebook.

Arben Ahmetaj vijon të jetë në arrati dhe është nën hetim edhe për dosjen e inceneratorit, për të cilën është shpallur në kërkim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.