Probleme me zemrën, ndërron jetë portieri i kombëtares afrikane. Nuk i mbijeton goditjes në…!

Një tjetër rast Dwamena është regjistruar në futbollin botëror. Pas vdekjes tragjike në fushë gjatë sfidës Egnatia-Partizani të sulmuesit ganez, zemra e një tjetër ylli të futbollit afrikan ka pushuar së rrahuri. Bëhet fjalë për “gjigandin e butë”, ish-portierin e kombëtares së Zimbabve, George Chigova, i cili ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Gjigandi i portës është […]

Nëntor 15, 2023 - 17:51
 0
Probleme me zemrën, ndërron jetë portieri i kombëtares afrikane. Nuk i mbijeton goditjes në…!

Një tjetër rast Dwamena është regjistruar në futbollin botëror. Pas vdekjes tragjike në fushë gjatë sfidës Egnatia-Partizani të sulmuesit ganez, zemra e një tjetër ylli të futbollit afrikan ka pushuar së rrahuri.

Bëhet fjalë për “gjigandin e butë”, ish-portierin e kombëtares së Zimbabve, George Chigova, i cili ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.

Gjigandi i portës është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut, dhe dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër.

Chigova jo më larg se korriku i këtij viti kishte pësuar një atak në zemër dhe për pak kohë u përpoq të rikthehej në futboll.

I njohur me nofkën “Zikeeper” ai mbrojti 32 herë portën e kombëtares së Zimbabve gjatë karrierës së tij, duke u paraqitur disa herë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Chigova gjithashtu fitoi Kupën COSAFA me Zimbabvenë në 2017 dhe 2018.

Chigova kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në nivel klubesh në Premier Divizionin e Afrikës së Jugut me SuperSport United dhe Polokwane City./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.