Problemet gjatë konkurrimit për gjyqtarë dhe prokurorë, Arben Rakipi kërkon hetim administrativ

Ashtu siç paralajmëroi, Arben Rakipi, drejtori i shkollës së magjistraturës, kërkon hetim administrativ mbi problemet gjatë konkurrimit për gjyqtarë dhe prokurorë, një çështje e bërë publike nga Top Channel më herët. Anila Hoxha e cila disponon urdhrin, raporton për Top Channel se “Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes […]

Qeshor 3, 2024 - 16:00
 0
Problemet gjatë konkurrimit për gjyqtarë dhe prokurorë, Arben Rakipi kërkon hetim administrativ

Ashtu siç paralajmëroi, Arben Rakipi, drejtori i shkollës së magjistraturës, kërkon hetim administrativ mbi problemet gjatë konkurrimit për gjyqtarë dhe prokurorë, një çështje e bërë publike nga Top Channel më herët.

Anila Hoxha e cila disponon urdhrin, raporton për Top Channel se “Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës; si dhe të akteve të tjera nënligjore, ka nisur me Urdhër të Brendshëm të Drejtorit të Shkollës, nr 87, datë 08.05.2024, një hetim administrativ mbi shkeljet e mundshme disiplinore të kryera nga stafi i brendshëm administrativ në lidhje me pasojat e ardhura gjatë zhvillimit dhe vlerësimit elektronik (scan tron), të fazës së parë të provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025. Pas dorëzimit të raportit të hetimit të realizuar nga njëri prej pedagogëve të brendshëm (neni 256/2, ligji 115/2016), Komisioni Disiplinor i ngritur për shqyrtimin e këtyre shkeljeve do të mblidhet në datë 10.06.2024 , ora 10.00 në ambientet e Shkollës së Magjistraturës./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.