Problemet në qarkullim nga reshjet e dëborës, reagon sërish Policia e Shtetit: Erdhëm në ndihmë në 21 raste

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë si pasojë bllokimin e disa akseve rrugore në Dibër dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në zona të thella malore në Kukës dhe në Shkodër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme në Dibër, Kukës dhe Shkodër iu kanë dhënë ndihmë në […]

Nëntor 25, 2023 - 17:58
 0
Problemet në qarkullim nga reshjet e dëborës, reagon sërish Policia e Shtetit: Erdhëm në ndihmë në 21 raste

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë si pasojë bllokimin e disa akseve rrugore në Dibër dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në zona të thella malore në Kukës dhe në Shkodër.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme në Dibër, Kukës dhe Shkodër iu kanë dhënë ndihmë në 21 raste, drejtuesve të automjeteve që ishin në nevojë për shkak të motit të keq me borë të dendur.

Policia apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet për mediat, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi.

Policia Rrugore po punon që mjetet e bllokuara nga bora të mos bëhen pengesë për borëpastrueset dhe rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Nderkohe ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar sërish në lidhje me situatën që ndodhet vendi për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Ai shprehet se në qarqet e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Ministri po ashtu bën me dije se Policia ka dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar.

Reagimi:

MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme ‍♂ kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi.

Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë ☎112.
Respektoni sinjalistikën rrugore
Ruani distancën e sigurisë me mjetet e tjera
Ndiqni udhëzimet e Policisë së Shtetit‍♂/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.