Prodhimi dhe shitjet e makinave me energji të re në Kinë patën rritje të ndjeshme në korrik

Kina regjistroi një rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe shitjet e automjeteve me energji të re në korrik, treguan të enjten të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave. Prodhimi i makinave me energji të re u rrit me 30.6 për qind në bazë vjetore në 805.000 njësi muajin e kaluar, ndërsa shitjet u […]

Gusht 12, 2023 - 18:28
 0
Prodhimi dhe shitjet e makinave me energji të re në Kinë patën rritje të ndjeshme në korrik

CFP

Kina regjistroi një rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe shitjet e automjeteve me energji të re në korrik, treguan të enjten të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Prodhimi i makinave me energji të re u rrit me 30.6 për qind në bazë vjetore në 805.000 njësi muajin e kaluar, ndërsa shitjet u rritën me 31.6 për qind në 780.000 njësi, shkruan “Xinhua”.

Automjetet me energji të re zunë 32.7 për qind të tregut në korrik.

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, prodhimi i makinave me energji të re ishte 4.59 milionë njësi, 40 për qind më shumë në bazë vjetore, ndërsa shitjet arritën në 4.53 milionë njësi, duke u rritur 41.7 për qind nga një vit më parë.

Eksportet e makinave me energji të re u rritën me 87 për qind në bazë vjetore në 101.000 njësi në korrik. (Irma)

CFP

CFP

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.