Programi hapësinor indian eksploron Vrimat e Zeza

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) ka nisur një mision për të eksploruar vrimat e zeza me një observator të ri hapësinor. Kreu i ISRO, Sreedhara Somanath njoftoi sot se lëshimi i raketës mbajtëse nga qendra hapësinore Sriharikota kishte qenë i suksesshëm. Kanali televiziv indian NDTV raportoi se prodhimi i satelitit, i cili pritet të […]

Janar 2, 2024 - 14:05
 0
Programi hapësinor indian eksploron Vrimat e Zeza

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) ka nisur një mision për të eksploruar vrimat e zeza me një observator të ri hapësinor.

Kreu i ISRO, Sreedhara Somanath njoftoi sot se lëshimi i raketës mbajtëse nga qendra hapësinore Sriharikota kishte qenë i suksesshëm.

Kanali televiziv indian NDTV raportoi se prodhimi i satelitit, i cili pritet të ketë një jetëgjatësi prej më shumë se pesë vjet, kushtoi rreth 30 milionë dollarë.

Kjo është dukshëm më pak se sa është shpenzuar për një satelit për një mision të ngjashëm nga agjencia amerikane e hapësirës NASA.

India ka plane gjithnjë e më ambicioze hapësinore. Së fundmi, kryeministri Narendra Modi tha se vendi i tij dëshiron të dërgojë një astronaut në Hënë për herë të parë deri në vitin 2040 dhe se do të kishte një stacion hapësinor indian deri në vitin 2035./ ATSH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.