Programi i humbjes së madhe…

Nga Artur Ajazi Lul Basha nxitoi i pari, të prezantonte “programin elektoral të partisë tij për zgjedhjet e 2025”. Madje, (në rolin e kryeministrit të ri )ç’nuk  tha, dhe ç’nuk premtoi Luli në programin “historik” siç e quajti ai. Nga “paratë 100 per qind për të përndjekurit politikë, tek rritja e madhe e rrogave dhe […]

Qeshor 3, 2024 - 12:35
 0
Programi i humbjes së madhe…

Nga Artur Ajazi

Lul Basha nxitoi i pari, të prezantonte “programin elektoral të partisë tij për zgjedhjet e 2025”. Madje, (në rolin e kryeministrit të ri )ç’nuk  tha, dhe ç’nuk premtoi Luli në programin “historik” siç e quajti ai. Nga “paratë 100 per qind për të përndjekurit politikë, tek rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve, ndihma financiare për çiftet e reja, heqja e vizave me SHBA..etj..etj”, ku sipas tij “vetëm PD e tij, mund ta arrijë këtë gjë kur të vijë në pushtet”. Por krahas Lulit, mbrapa nuk ka mbetur edhe ish-lideri historik.

Ka mbledhur edhe ai javën që shkoi, “departamentet”, kryesinë, strukturat e tjera, dhe nga ballkoni dhe banesa e tij, përmes lidhjes telefonike, ka bërë prezent pika të rëndësishme të programit “historik”. E ngjashmja është se, si Luli ashtu edhe Berisha, flisnin dhe vazhdojnë të flasin 1 vit para fushatës, si “kryeministrat e ardhshëm” të vendit. Të gjendur në ditë të vështira politike, ku partitë, apo grupimet  e tyre, presin ditën e gjyqit për të ndarë “kujt i takon vula”, kanë kohë të merren me programet qeverisëse. Vetëm një politikan dritëshkurtër, që nuk e sheh dhe nuk e vlerëson  situatën ku gjendet grupimi i tij politik, mund të japë të tilla spektakle boshe. Në bazën e Partisë Demokratike dhe Rithemelimit, ka kohë që ka nisur të thellohet hendeku i madh, braktisja dhe rrebelimi që lidhet me katandisjen që i bënë asaj partie dy ish-bashkëpunëtorët e ngushtë, të ndarë tanimë për interesa personale. Duke kuptuar dhe parandjerë rezultatin e zgjedhjeve të 2025, apo duke zbuluar “pazaret” e fshehta mes tyre, dhe deklaratat mes deputetëve të grupimit parlamentar të asaj partie, anëtarësia pritet të bojkotojë masivisht votimet e reja.

Në pothuajse të gjitha degët e PD dhe Rithemelimit, ndjehet fryma e përçarjes, ndjehet reaksioni ndaj ngjarjeve të ndodhura në 2 vitet e fundit, dhe mungesa e dialogut mes Bashës dhe Berishës. Duke vajtur e ndarë, edhe  në zgjedhjet e reja parlamentare të 2025, PD dhe Rithemelimi, po vulosin shkatërrimin total të asaj partie. Shpallja e “programeve të qeverisjes së pas 2025”, mbeten skena qesharake të denja për liderë dështakë. Të premtosh, ato ç’ka premtojnë Luli dhe Berisha, kur Shqipëria ka vajtur me qindra vite larg imagjinatës së tyre, do të thotë të jesh de facto dhe de jure, jashtë realitetit ekonomiko-politik e social, që po kalon vendi.

Të ndodhur larg zhvillimeve dhe bashkëpunimeve me shumicën qeverisëse dhe parlamentare, duket se grupimet PD-Rithemelim, thjesht po merren me organizmin e spektakleve të padobishme, ku vetëm rruga drejt pushtetit nuk është ajo e duhura. Lul Basha dhe Berisha, po i japin “dorën e fundit” skenarëve të përbashkët, që do të shpalosin pas humbjes së madhe në 2025.

Duke i konsideruar militantët dhe bazën e tyre “si dele të bindura dhe qorrollepsura”, ata kanë nisur ti flasin atyre, njëri nga salla e mbyllur, dhe tjetri nga ballkoni, sikur të ishin kandidatë të sigurtë për “kryeministra”. Kjo është komedia më e shëmtuar që po u servirin mbështetësve të tyre, në një kohë kur duhet të merrnin mbi vehte, përgjegjësi të mëdha, dhe duhej të ishin larguar të dy, nga ajo forcë politike, e marrë peng.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.