Projekti i Cmendur i Arabise Saudite ne Mesin e Shkretetires

Gusht 13, 2023 - 17:20
 0

Kryeqyteti i Arabisë Saudite është drejt përfundimit të një projekti të madh metroje. Ky është një projekt ambicioz nga sauditët që synon të transformojë kryeqytetin e Arabise ne nje qender ndërkombëtare biznesi. Kryeqyteti i Arabisë Saudite së shpejti do të përfundojë ndërtimin e atij që mund të jetë sistemi i transportit publik më i avancuar teknologjikisht dhe me miqësor me mjedisin në botë. Krahas projekteve të tjera të zhvillimit social në qytet, kjo nismë do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do ta bëjë atë një nga 100 qytetet më të mira në botë për jetesë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Qeveria saudite ka investuar 27 miliardë dollarë në rrjetin e transportit publik të kryeqytetit me përfshirjen e rreth 10 kompanive nder kombetare në ndertimin e tij. Gjatë Samitit Global 2019 në Stokholm, Autoriteti i Zhvillimit të Riadit njoftoi gatishmërinë e tij për të nisur sistemin e tij të metrosë dhe autobusëve pesë vjet prezantimit te konceptiti të projektit. Ky do të jetë sistemi më i ri i transportit publik në botë që përmban gjashtë linja metroje dhe 85 stacione që shtrihen në 176 kilometra, duke e bërë atë rrjetin më të gjatë të transportit te padrejtuar nga njerezit në botë. Ai do të përfshijë gjithashtu 80 linja autobusesh që mbulojnë 1900 kilometra me 3000 stacione dhe ndalesa.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.