Prokurorët e SPAK vizitë në SHBA/ Takime me përfaqësuesit e DEA-s dhe FBI-së
Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington, të Shteteve
Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore.
Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale
Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës, informoi më tej ambasada amerikane përmes një postimi në facebook.
Pjesë e delegacionit janë dhe prokurorët Dorina Bejko, Klodiran Braho, Vladimir Mara. Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).
What's Your Reaction?