Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Kërcënimet kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve janë rritur ndjeshëm

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland bëri me dije se së fundmi ka Ka pasur një rritje të konsiderueshme të

Nëntor 1, 2023 - 19:20
 0
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Kërcënimet kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve janë rritur ndjeshëm

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland bëri me dije se së fundmi ka Ka pasur një rritje të konsiderueshme të kërcënimeve kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve.

 

Ai theksoi se ka vënë re një rritje jo vetëm në shifra, por edhe në ashpërsinë e kërcënimeve kundër këtyre grupeve.

 

Prokurori i Përgjithshëm përmendi arrestimin e studentit të Universitetit Cornell, Patrick Dai, një 21-vjeçar i ri, që dyshohet se postoi në një forum diskutimi në internet këtë fundjavë kundër studentëve hebrenj të universitetit. Garland tha se i riu u arrestua dhe u akuzua për kërcënim për të vrarë ose plagosur hebrenj, në Universitetin Cornell.

 

Përmes këtij rasti ai garantoi se nuk do të ketë tolerancë ndaj dhunës, apo kërcënimeve të paligjshme të dhunës të nxitura nga antisemitizmi apo islamofobia.

 

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës konsiderohet indikatori kryesor i rritjes së kërcënimeve të kësaj natyre në SHBA, ku qytetarët janë të ndarë në qëndrime pro dhe kundër secilit shtet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.