Prokurorja Antoneta Sevdari rikthehet në detyrë me vendim të KPA

Antoneta Sevdari është rikthyer në detyrën e saj si prokurore pas rishqyrtimit të çështjes nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Strasburgut. Sevdari, e cila u shkarkua si prokurore në vitin 2019 nga procesi i Vettingut, është rikthyer sot në detyrë. Ky është rasti i parë i një subjekti […]

Maj 10, 2024 - 13:35
 0
Prokurorja Antoneta Sevdari rikthehet në detyrë me vendim të KPA

Antoneta Sevdari është rikthyer në detyrën e saj si prokurore pas rishqyrtimit të çështjes nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Strasburgut.

Sevdari, e cila u shkarkua si prokurore në vitin 2019 nga procesi i Vettingut, është rikthyer sot në detyrë.

Ky është rasti i parë i një subjekti që është shkaktuar nga detyra dhe rikthehet. Antoneta Sevdari do të ushtrojë detyrën e prokurores në Prokurorinë e Tiranës.

Gjykata e Strasburgut e kishte gjetur në disproporcion me qëllimin që kishte ligji për Vettingun vendimin e shkarkimit të Sevdarit. Të njëjtin qëndrim për këtë vendim më herët kishin mbajtur edhe vëzhguesit ndërkombëtar të procesit të Vettingut në Shqipëri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.