“Prona jonë”/ Vodhën velierën e sekuestruar nga policia, arrestohen 5 persona, 4 prej tyre shtetas egjiptianë! E pëson edhe efektivi…!

Me pretendimin se është prona e tyre, 5 persona kanë vjedhur një velierë të sekuestruar nga policia, por më pas ata janë vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe sipas policisë, 4 prej personave të arrestuar ishin shtetas egjiptianë, punonjës peshkimi, ndërsa personi i pesë ishte drejtues i një anije peshkimi, me te […]

Nëntor 15, 2023 - 19:58
 0
“Prona jonë”/ Vodhën velierën e sekuestruar nga policia, arrestohen 5 persona, 4 prej tyre shtetas egjiptianë! E pëson edhe efektivi…!

Me pretendimin se është prona e tyre, 5 persona kanë vjedhur një velierë të sekuestruar nga policia, por më pas ata janë vënë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe sipas policisë, 4 prej personave të arrestuar ishin shtetas egjiptianë, punonjës peshkimi, ndërsa personi i pesë ishte drejtues i një anije peshkimi, me te cilën ishte tërhequr veliera.

Për ngjarjen është proceduar penalisht edhe punonjësi i Policisë Kufitare Sarandë, që kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues veliere.

NJOFTIMI I POLICISE

Tërhoqën pa leje një mjet lundrues tip veliere, të sekuestruar nga Policia, që ishte ankoruar në port, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.

4 shtetasit e arrestuar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues veliere nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare.

Procedohet penalisht punonjësi i Policisë Kufitare Sarandë, që kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues veliere.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në portin e Limionit, Sarandë, ishte marrë duke u tërhequr nga një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qeshor të këtij viti, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër).

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë, të Delta Force dhe të Guardia di Finanza-s, u bë i mundur gjetja dhe bllokimi i mjetit lundrues tip veliere, i cili po tërhiqej nga një anije peshkimi në bordin e së cilës ndodhej ekuipazhi i përbërë nga 5 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit;

– A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.