Pronari ngre alarmin për punëtorin shqiptar, policia e gjen të varur në pemën pranë banesës

Një shtetas me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë në fshatin Vetriolo, në Bagnoregio të Italisë. Kërkimi nisi nga punëdhënësi,

Janar 4, 2024 - 15:07
 0
Pronari ngre alarmin për punëtorin shqiptar, policia e gjen të varur në pemën pranë banesës

Një shtetas me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë në fshatin Vetriolo, në Bagnoregio të Italisë. Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.