Propozimi i europianëve për Asosacionin/ Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel.   5 përfaqësuesit ndërkombëtar, pas takimeve

Tetor 26, 2023 - 09:00
 0
Propozimi i europianëve për Asosacionin/ Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel.

 

5 përfaqësuesit ndërkombëtar, pas takimeve që zhvilluan në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, kanë deklaruar se kanë paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

 

Këto deklarata i bëri zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmoi se blloku ka ftuar për ditën e sotme në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, kur do të mbahet samiti i BE-së.

 

“Diskutimet e të dërguarit të posaçëm [të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi], Mirosllav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd dhe Prishtinë ishin të fokusuara në zbatimin e Aneksit të Ohrit. Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet. U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme – disa me shkrim – dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Kjo po ashtu përfshin edhe një propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Stano pak ditë më parë.

 

Kjo ftesë e ndërkombëtarëve u pranua nga të dyja palët, ndërsa zyra e kryeministrit Kurti tha se ata nuk kanë asnjë dijeni për axhendën e takimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.