Propozimi i Izraelit për armëpushim: Të lirohen 40 pengje

Izraeli ka shkuar me një propozim specifik në Katar ku po përsëriten bisedimet me qëllim arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Misioni

Mars 18, 2024 - 13:15
 0
Propozimi i Izraelit për armëpushim: Të lirohen 40 pengje

Izraeli ka shkuar me një propozim specifik në Katar ku po përsëriten bisedimet me qëllim arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Misioni drejtohet nga shefi i Mossad, David Barnea. Synimi i palës izraelite është të sigurojë një armëpushim gjashtëjavor në Gaza, në kuadër të të cilit luftëtarët palestinezë do të lirojnë 40 pengje.

Kjo fazë e bisedimeve mund të zgjasë të paktën dy javë, vlerësoi zyrtari, duke përmendur vështirësitë që mund të shfaqen në negociata, tha një zyrtar izraelit për Reuters.

Megjithatë, propozimi izraelit nuk ka gjasa të kënaqë Hamasin, i cili e ka lidhur arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve izraelitë me lirimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.