Prostitucion në një pallat në Durrës, procedohen penalisht shqiptarë dhe të huaj

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe […]

Maj 6, 2024 - 14:05
 0
Prostitucion në një pallat në Durrës, procedohen penalisht shqiptarë dhe të huaj

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse).

Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.