Protesta kundër SPAK, precedent i rrezikshëm. I hap rrugë Edi Ramës të bëjë të njëjtën gjë

Nga Namir Lapardhaja Protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Berishën, i hap rrugë që nesër të bëjnë të njëjtën gjë Veliaj, Rama, Meta, Kryemadhi, apo kushdo tjetër që ka disa vetë që e ndjekin nga prapa. Lërini të korruptuarit të përballen vetë me drejtësinë. Nëse marrin pafajësi, janë të nderuar, ndërsa, nëse dënohen, le të […]

Dhjetor 17, 2023 - 20:17
 0
Protesta kundër SPAK, precedent i rrezikshëm. I hap rrugë Edi Ramës të bëjë të njëjtën gjë

Nga Namir Lapardhaja

Protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Berishën, i hap rrugë që nesër të bëjnë të njëjtën gjë Veliaj, Rama, Meta, Kryemadhi, apo kushdo tjetër që ka disa vetë që e ndjekin nga prapa. Lërini të korruptuarit të përballen vetë me drejtësinë.

Nëse marrin pafajësi, janë të nderuar, ndërsa, nëse dënohen, le të vuajnë për zullumet e tyre. Por mos u bëni pjesë e këtij pisllëku të madh. Nuk është betejë e njerëzve të ndershëm dhe të lirë, por e të korruptuarëve dhe pengjeve të zullumeve të tyre.

Nuk është betejë për demokraci, por për të mbajtur drejtësinë larg oborrit familjar. Njerëzit e thjeshtë e bëjnë gjumin e qetë, këtyre ua kanë prishur gjumin mëkatet e mëdha 30-vjeçare. Precedenti i të protestuarit për të mbrojtur të korruptuarit, është një ogur i keq për Shqipërinë. Precedenti i përballjes së dinosaurëve të korrupsionit 30-vjeçar me drejtësinë, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk shantazhohen sot nga Berisha, nesër Veliajn, Metën dhe Ramën nuk do t’i kenë fare në konsideratë. Rruga është e hapur, precedentët e mirë do të shërbejnë për punë të mira, ashtu sikurse precedentët e këqij do t’i hapin rrugë shtimit të zullumit në të ardhmen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.