Protesta në Amsterdam, punonjëset e seksit dhe banorët “jo” vendimit për “Red Light”

Qindra punonjëse të seksit dhe banorë nga veriu dhe jugu i Amsterdamit protestuan kundër një plani të këshillit të qytetit për të zhvendosur prostitucionin nga distrikti i famshëm “Red Light” në një “qendër erotike” në periferi. Protestuesit mbanin maska në fytyrë për të fshehur identitetin e tyre, ndërsa disa të tjerë pankarta ku lexohej: “Shpëtoni […]

Tetor 21, 2023 - 19:10
 0
Protesta në Amsterdam, punonjëset e seksit dhe banorët “jo” vendimit për “Red Light”

Qindra punonjëse të seksit dhe banorë nga veriu dhe jugu i Amsterdamit protestuan kundër një plani të këshillit të qytetit për të zhvendosur prostitucionin nga distrikti i famshëm “Red Light” në një “qendër erotike” në periferi.

Protestuesit mbanin maska në fytyrë për të fshehur identitetin e tyre, ndërsa disa të tjerë pankarta ku lexohej: “Shpëtoni zonën e dritave të kuqe”.

Deri në fund të vitit, bashkia duhet të vendosë për vendndodhjen e kësaj “qendre erotike”, që sipas autoriteteve do të reduktojë shqetësimet dhe krimet që vijnë nga turizmi masiv në zonat kryesore të kryeqytetit holandez.

Protestës iu bashkuan edhe shumë banorë të tre zonave periferike që kundërshtojnë ndërtimin e qendrës së re pranë shtëpive të tyre.

22 mijë firma u mblodhën gjatë shtatorit për një peticion që kundërshton ndryshimin e zonës së “Dritave të Kuqe”. Ndërkohë vetëm një në pesë njerëz mbështet idenë e bashkisë për krijimin e një qendre erotike.

Gjithsesi, kryeqyteti holandez po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij si një “qytet i mëkatit”, duke nisur gjithashtu një fushatë në internet për të dekurajuar të rinjtë evropianë të organizojnë festa aty.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.