Protesta në botë për 1 Majin, punëtorët kërkojnë respektimin e të drejtave

Mijëra njerëz kanë protestuar në mbarë botën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në Athinë ata kërkuan më shumë të drejta si

Maj 1, 2024 - 16:10
 0
Protesta në botë për 1 Majin, punëtorët kërkojnë respektimin e të drejtave

Mijëra njerëz kanë protestuar në mbarë botën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në Athinë ata kërkuan më shumë të drejta si paga më të mira dhe rritjen e pensioneve.

Demonstrata me rastin e një majit u mbajtën edhe në disa qytete të Francës. Pas marshimeve të një viti më parë kundër reformës së pensioneve sindikatat e punëtorëve i bënë thirrje qytetarëve për tu bashkuar.

Në Stamboll tubuesit u përleshën me efektivët e policisë. Protesta u mbajtën edhe në Seul të Koresë së Jugut tubuesit bënë thirrje për më shumë mbrojtje të drejtave të punëtorëve

Edhe në Tajvan u mbajtën marshime për kushte më të mira pune./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.