Protesta për vrasjen e numrit 2 të Hamasit, frikë për zgjerim të luftës

Palestinezët në Bregun Perëndimor protestuan kundër vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit Saleh Arouri dhe gjashtë anëtarëve të tjerë të grupit militant në një sulm me dron në Bejrut të martën. Zyrtarët e Hamasit dhe Hezbollahut konfirmuan se Arouri u vra në një shpërthim në një periferi jugore të Bejrutit dhe akuzuan Izraelin për […]

Janar 3, 2024 - 12:16
 0
Protesta për vrasjen e numrit 2 të Hamasit, frikë për zgjerim të luftës

Palestinezët në Bregun Perëndimor protestuan kundër vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit Saleh Arouri dhe gjashtë anëtarëve të tjerë të grupit militant në një sulm me dron në Bejrut të martën.

Zyrtarët e Hamasit dhe Hezbollahut konfirmuan se Arouri u vra në një shpërthim në një periferi jugore të Bejrutit dhe akuzuan Izraelin për kryerjen e sulmit vdekjeprurës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk e kanë komentuar publikisht vdekjen e Arourit, megjithëse shkruan në X se avionët luftarakë të IDF “goditën infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në Liban” të martën.

Protesta për vrasjen e numrit 2 të Hamasit, frikë për

Arouri ishte një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit dhe drejtoi praninë e grupit në Bregun Perëndimor. Ai konsiderohej numri dy i Hamasit dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte shprehur dëshirën për ta vrarë atë edhe para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Vdekja e Arourit ka ngritur frikën e zgjerimit të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Grupi i armatosur rëndë në Liban, Hezbollah – aleat i Hamasit – që nga nisja e luftës në Gazë ka shkëmbyer zjarr në baza ditore me trupat izraelite përgjatë kufirit jugor të Libanit. Hezbollahu tha se vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit “nuk do të mbetet e pandëshkuar”.

Protesta për vrasjen e numrit 2 të Hamasit, frikë për

Vrasja e Arourit vjen në një kohë kur Izraeli ka shtuar sulmet në Bregun Perëndimor pas sulmit të grupit militant që vrau rreth 1,200 izraelitë, shumica prej tyre civilë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.