Protesta të fuqishme në Athinë dhe Selanik, thyhen xhama dyqanesh dhe sulmohen forcat e policisë

Protesta të fuqishme ka pasur mbrëmjen e sotme në qytetet e Athinës dhe Selanikut në Greqi. Grupe protestuesish u mblodhën në këto dy qytete në përkujtim të 15-vjetorit të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos. Protestat përfunduan në një përleshje të ashpër me policinë greke. Në kryeqytetin helen, një grup personash dogjën kazanë mbeturinash dhe thyhen […]

Dhjetor 6, 2023 - 22:40
 0
Protesta të fuqishme në Athinë dhe Selanik, thyhen xhama dyqanesh dhe sulmohen forcat e policisë

Protesta të fuqishme ka pasur mbrëmjen e sotme në qytetet e Athinës dhe Selanikut në Greqi.

Grupe protestuesish u mblodhën në këto dy qytete në përkujtim të 15-vjetorit të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos. Protestat përfunduan në një përleshje të ashpër me policinë greke. Në kryeqytetin helen, një grup personash dogjën kazanë mbeturinash dhe thyhen xhamat e dyqaneve.

Sakaq një grup anarkistësh sulmuan policinë me gurë dhe kokteje molotivi. Nga ana tjetër, forcat e policisë u kundërpërgjigjën me granata trullosëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Deri më tani raportohet të jenë arrestuar 47 persona.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.