Protestat në Francë, fermerët francezë refuzojnë paketën e qeverisë

Kreu i sindikatës më të madhe të fermerëve në Francë, FNSEA, konfirmoi sonte se protestat do të vazhdojnë, pavarësisht njoftimeve të mëparshme të

Janar 26, 2024 - 22:50
 0
Protestat në Francë, fermerët francezë refuzojnë paketën e qeverisë

Kreu i sindikatës më të madhe të fermerëve në Francë, FNSEA, konfirmoi sonte se protestat do të vazhdojnë, pavarësisht njoftimeve të mëparshme të kryeministrit që premtoi zbatimin e planeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës së fermerëve.

“Ajo që u tha sonte nuk e qetëson zemërimin, duhet bërë më shumë ”, tha Arnaud Rousseau për kanalin televiziv francez TF1.

“Kemi vendosur të vazhdojmë mobilizimin”, shtoi ai.

Më herët, qeveria franceze braktisi planin e saj për të hequr subvencionet shtetërore për karburantin bujqësor pasi fermerët rrethuan Parisin dhe kërcënuan të hynin në kryeqytet me traktorët e tyre.

Megjithatë, Ruso tha se premtimet e bëra nga kryeministri Gabriel Attal ” nuk përmbushën të gjitha pritshmëritë tona “, megjithëse në disa fusha, si në çështjen e karburantit “ato janë në drejtimin e duhur”.

Vazhdimi i mobilizimeve ishte “një vendim i vështirë por i domosdoshëm”, përfundoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.