Protestat paralizojnë Beogradin, dhjetëra të arrestuar, disa politikanë të opozitës në grevë urie

Më shumë se një javë pas zgjedhjeve në Serbi, protestat nuk po ndalen. Opozita e bashkuar dhe studentë bllokuan rrugët e Beogradit një

Dhjetor 27, 2023 - 11:55
 0
Protestat paralizojnë Beogradin, dhjetëra të arrestuar, disa politikanë të opozitës në grevë urie

Më shumë se një javë pas zgjedhjeve në Serbi, protestat nuk po ndalen.

Opozita e bashkuar dhe studentë bllokuan rrugët e Beogradit një natë më parë për disa orë më radhë.

Mijëra protestues marshuan nga Komision i zgjedhjeve drejt stacionit të policisë ku po mbahen disa nga të arrestuarit ndërsa disa politikanë të opozitës ndodhen në grevë urie.

Janë rreth 40 protestues që po mbahen në burg pas përplasjeve të forta me policinë të dielën në mbrëmje.

Komisioni Zgjedhor deklaroi se pas kontrollit të listave të votuesve, pretendimet e opozitës nuk ishin të vërteta.

Grupet vendore joqeveritare të monitorimit të zgjedhjeve, OSBE dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë denoncuan për parregullsi zgjedhore.

Por, qeveria dhe vetë presidenti Aleksandër Vuçiç kanë mohuar akuzat e organizatave joqeveritare vendase, vëzhguesve të huaj dhe figurave të opozitës për parregullsi zgjedhore.

Madje, Vuçiç ka pretenduar se protestat po mbështeten nga jashtë për të rrëzuar qeverinë, ndërsa aleati i ngushtë i Serbisë, Rusia e ka drejtuar gishtin e fajit nga perëndimi. Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.