Provat për paradën e marinës shkaktojnë 10 viktima, përplasen 2 helikopterë në Malajzi

2 helikopterë janë përplasur në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë. Si pasojë e përplasjes së helikopterëve të marinës, kanë ndërruar jetë 10 persona. BBC News raporton se njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë. Tragjedia ndodhi në qytetin Malajzian Lumut, i […]

Prill 23, 2024 - 10:00
 0
Provat për paradën e marinës shkaktojnë 10 viktima, përplasen 2 helikopterë në Malajzi

2 helikopterë janë përplasur në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë. Si pasojë e përplasjes së helikopterëve të marinës, kanë ndërruar jetë 10 persona.

BBC News raporton se njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë. Tragjedia ndodhi në qytetin Malajzian Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine. Nuk dihet akoma nëse ka të mbijetuar si pasojë e ngjarjes.

“Të gjithë viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe eshtrat u dërguan në Spitalin Ushtarak për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajzian teksa shtoi se do të krijohet një komision për të hetuar shkakun e incidentit.

Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me shtatë persona në bord, raportohet se është rrëzuar në një pistë vrapimi. Tjetri, një Fennec M502-6 që mbante tre viktimat e tjera, u përplas në një pishinë aty pranë.

Gjithashtu, në muajin Mars një helikopter i rojes bregdetare të Majalzisë u rrëzua në det gjatë një fluturimi stërvitor, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima pasi piloti, bashkë-piloti dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.