PS mbledh grupin parlamentar, diskutime për të zgjedhur Avokatin e Popullit

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Kjo shënon dhe mbledhjen e parë të këtij grupi nën drejtimin e Bledi Çuçit. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, bën të ditur se një prej çështjeve më të rëndësishme që do të diskutohen në këtë mbledhje, do të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit. Gjithashtu, […]

Shtator 18, 2023 - 10:49
 0
PS mbledh grupin parlamentar, diskutime për të zgjedhur Avokatin e Popullit

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Kjo shënon dhe mbledhjen e parë të këtij grupi nën drejtimin e Bledi Çuçit.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, bën të ditur se një prej çështjeve më të rëndësishme që do të diskutohen në këtë mbledhje, do të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, në tryezën e grupit parlamentar të PS-së do të jetë dhe një kërkesë e Gazment Bardhit për të ngritur një grup pune për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.

Gazetarja Omeri raporton se çështja tjetër e rëndësishme, për të cilën pritet të ketë diskutime në këtë takim, do të jetë edhe projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Për miratimin e këtij ligji që kërkon një shumicë prej 84 votash, do të duhet edhe mbështetja e opozitës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.