Pse Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE brenda 2030-s
Partia Socialiste Evropiane synon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2030. Kandidati kryesor i saj për President të Komisionit Evropian, Nicholas Schmidt, tha se tani është e rëndësishme që shtetet që janë në proces anëtarësimi, të jenë të ndërlidhura dhe të ndihmohen më shumë për t’u përshtatur […]
Partia Socialiste Evropiane synon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2030.
Kandidati kryesor i saj për President të Komisionit Evropian, Nicholas Schmidt, tha se tani është e rëndësishme që shtetet që janë në proces anëtarësimi, të jenë të ndërlidhura dhe të ndihmohen më shumë për t’u përshtatur me kushtet që duhet të përmbushin për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, siç është çështja e shtetit të së drejtës, që është një çështje themelore.
Schmidt tha se caktimi i një date krijon pritshmëri dhe shpresa ndaj procesi i zgjerimit duhet të menaxhohet më mirë. Në të kundërt dhënia e një date dhe mos arritja e qëllimit do të krijonte zhgënjime të mëdha në rajon, tha Schmidt.
What's Your Reaction?