Pse u angazhua DEA? Gazetari tregon lidhjet e fuqishme të Dritan Rexhepit

Gazetari Flamur Vezaj foli në lidhje me arrestimin e Dritan Rexhepit duke thënë se këtë të fundit e bën të fuqishëm lidhjet me grupet kriminale që ka në Amerikën Latine dhe lidhjet me grupet shqiptare. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se për kapjen e tij u angazhua dhe DEA amerikane për shkak […]

Nëntor 12, 2023 - 18:45
 0
Pse u angazhua DEA? Gazetari tregon lidhjet e fuqishme të Dritan Rexhepit

Gazetari Flamur Vezaj foli në lidhje me arrestimin e Dritan Rexhepit duke thënë se këtë të fundit e bën të fuqishëm lidhjet me grupet kriminale që ka në Amerikën Latine dhe lidhjet me grupet shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se për kapjen e tij u angazhua dhe DEA amerikane për shkak se Rexhepi ishte në kërkim nga disa vendeve.

Mes të tjerash ai theksoi se në vëzhgim ishte vënë gruaja dhe fëmijët e Rexhepit, çka çoi në prangat e këtij të fundit.

“Ajo që unë mendoj se e bën të fuqishëm Rexhepit janë lidhjet  e tij kriminale  me grupet e Amerikës Latine dhe me Grupet shqiptare që kishin akses me grupet mafioze italiane nëpërmjet për kontrollin e porteve. Në porte të ndryshme të Europës disa shqiptarë kanë kontakte të drejtpërdrejta me grupe mafioze italiane për të nxjerrë sasi të mëdha të kokainës nga porte të ndryshme. Kjo e bënte të fuqishëm Rexhepin për shkak se kishte njohje. Nuk kam parë në karrierën time që një personazh i tillë të pasqyrohet në aq shumë media ndërkombëtare.

Nga informacionet që kam, kontribuues ka qenë dhe DEA- Amerikane për shkak se ishte një nga personazhet më në kërkim të të gjitha vendeve. Është një bashkëpunim mes Interpolit dhe DEA-s arrestimi i tij. Mendohet se është njoftuar INTERPOL për vëzhgimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, që çoi deri në arrestimin e tij” –tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.