Pse u vra i riu në Vlorë? Artan Hoxha flet për shpërthimin me tritol dhe zbardh skemën se si janë zhdukur 16 persona

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur lidhur me ekzekutimin me snajper të të riut Gëzim Sinomati. Ai ka zbuluar të shkuarën e ndërlikuar të fisit Sinomati, veçanërisht të babait dhe xhaxhait të tij të ndjerë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha shkruan se kundërshtarët e të atit të Gëzimit, Sokol Sinomatit, i […]

Janar 8, 2024 - 20:45
 0
Pse u vra i riu në Vlorë? Artan Hoxha flet për shpërthimin me tritol dhe zbardh skemën se si janë zhdukur 16 persona

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur lidhur me ekzekutimin me snajper të të riut Gëzim Sinomati.

Ai ka zbuluar të shkuarën e ndërlikuar të fisit Sinomati, veçanërisht të babait dhe xhaxhait të tij të ndjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha shkruan se kundërshtarët e të atit të Gëzimit, Sokol Sinomatit, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes në 3 janar të vitit 2022.

Sipas tij, qëllimi i tyre ishte të jepnin një mesazh për familjarët e Sokol Sinomataj pasi Sinomati i njohur me nofën “Buzderri”, ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjikë.

Hoxha tregon se deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.

“Ngjarja e fundit para se të ndodhte vrasja e mbrëmshme me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, ka ndodhur më 3 janar 2022.

Kundërshtarët e Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderri”, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes. Ndërsa mbrëmë, ata mundën të ekzekutonin me snajper të birin e tij 22 vjeçar.

Mjetin që u hodh në erë mbrëmjen e 3 janarit 2022, të afërmit e Sokol Sinomatit, e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tij në moshë të madhe.

Në momentin e shpërthimit mjeti ndodhej i parkuar jashtë garazhit të banesës pasi aty po bëheshin punime.

Për këtë shkak nuk ka pasur as njerëz në banesë.

Ndërkohë Sokol Sinomati ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjike.

Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjesh. Deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.

Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve. Objektivi i shpërthimit nuk ka qenë ndonjë person konkret, por dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj.

Autorët e këtij sulmi me eksploziv nuk u zbuluan kurrë dhe tashmë pas dy vitesh kemi viktimën e radhës, vrasjen e djalit të Sokol Sinomatit, Gëzimit, i cili mbante emrin e xhaxhait të vrarë më 1997-ën”, shkruan Hoxha./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.