“Pse xhiron gomat?”/ 33-vjeçarin se mbajtën nervat dhe qëlloi mbi dy vëllezërit në Kamëz, detaje të reja nga ngjarja

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Kamëz, ku Jetmir Koleci ka

Dhjetor 24, 2023 - 18:06
 0
“Pse xhiron gomat?”/ 33-vjeçarin se mbajtën nervat dhe qëlloi mbi dy vëllezërit në Kamëz, detaje të reja nga ngjarja

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Kamëz, ku Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri ndaj vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili në Kamëz.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Esido Barkaj, Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3 apo 4 herë me mjetin e tij në rrugën ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t’u sqaruar pse po xhironte gomat. Në moment, pasi ka dalë nga makina Jetmir Koleci ka nxjerr armën dhe ka qëlluar. Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër.

Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.

Njoftimi:

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.