PSG tregon “dhëmbë” para Milanit

PSG tregon një formë shumë të mirë para duelit të radhës në Champions kundër Milanit, të martën në San Siro.   Kryeqytetasit mundën

Nëntor 4, 2023 - 14:50
 0
PSG tregon “dhëmbë” para Milanit

PSG tregon një formë shumë të mirë para duelit të radhës në Champions kundër Milanit, të martën në San Siro.

 

Kryeqytetasit mundën Montepellier 3 me 0 në shtëpi në duelin e javës së 11 të kampionatit francez.

 

Skuadra e Luis Enriques kaloi shumë shpejt në avantazh në minutën e  10 me anë të Li Kang, i cili goditi bukur pas një pasimi të saktë nga e djathta të Hakimit.

 

Në pjesën e dytë ishte fillimisht Zaire Emeri që dyfishoi në një aksion me protagonist të madh Dembelen.

 

Pak minuta më vonë Karimi dha asistin e dytë të ndeshjes duke  i dhënë mundësi Vitinjes të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

 

PSG ngjitet në 24 pikë duke mbajtur kreun të paktën përkohësisht, në pritje të rezultatit të Nice të dielën në mbrëmje kundër  Rennes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.