Publikohen çmimet e reja për marrjen e patentave: Përfitojnë mbi 189 mijë qytetarë! Rritet afati i vlefshmërisë për lejet e drejtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor, ka publikuar çmimet e reja për tarifat e shërbimeve të pajisjes me patentë. Sipas DPSHTRR ky indeksim i çmimeve është bërë për uljen e shpenzimeve indirekte. Mes të tjerash sqarohet se pagesa për patentën me afat vlefshmërie 10 vite nga 3500 lekë tashmë do të kushtojë 4500 […]

Janar 30, 2024 - 18:44
 0
Publikohen çmimet e reja për marrjen e patentave: Përfitojnë mbi 189 mijë qytetarë! Rritet afati i vlefshmërisë për lejet e drejtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor, ka publikuar çmimet e reja për tarifat e shërbimeve të pajisjes me patentë. Sipas DPSHTRR ky indeksim i çmimeve është bërë për uljen e shpenzimeve indirekte.

Mes të tjerash sqarohet se pagesa për patentën me afat vlefshmërie 10 vite nga 3500 lekë tashmë do të kushtojë 4500 lekë, pra 1000 lekë më shtrenjtë por me afat vlefshmërie për 15 vite.

Vendimi për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimi , hyn në fuqi më datë 5 shkur 2024.

Komunikim Publik: Çmimet e reja për tarifat e shërbimeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve.

Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.

Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!
• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!
• Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C!
Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro).

Ky vendim, për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimit, hyn në fuqi më datë 5 Shkurt 2024 dhe do të pasqyrohen në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.