Publikohet autopsia/ Aksidenti me tre të rinj viktima në Itali, mes tyre shqiptarë: Nën efektin e alkoolit dhe drogës

Mjekësia ligjore në Itali ka nxjerrë autopsinë për vdekjen e tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë në një aksident me makinë, ngjarje e ndodhur në mesnatën e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për tre 20-vjeçarët, Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio. […]

Janar 2, 2024 - 09:46
 0
Publikohet autopsia/ Aksidenti me tre të rinj viktima në Itali, mes tyre shqiptarë: Nën efektin e alkoolit dhe drogës

Aksidenti që i mori jetën tre të rinjve në Itali, mes tyre dy shqiptarë, publikohet autopsia! Kishin pirë alkool dhe drogë

Mjekësia ligjore në Itali ka nxjerrë autopsinë për vdekjen e tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë në një aksident me makinë, ngjarje e ndodhur në mesnatën e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për tre 20-vjeçarët, Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio.

Sipas mediave italiane ‘ata nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, hashash ose marihuanë.’ Ky është rezultati i analizave që iu besuan mjekut Antonello Cirnelli.

Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Hetimi ka përfunduar dhe mjeku ia ka dorëzuar rezultatin prokurorit i cili tani ndoshta do të përgatitet të mbyllë çështjen pasi në dosje nuk ka të dyshuar.

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool dhe kishin pirë hashash apo marihuanë. Vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku të rinjtë pasi kishin dalë së bashku po ktheheshin në shtëpi. Dhe pikërisht në atë moment ndodhi përplasja fatale. Makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe përfundoi jashtë rrugës, në lumë dhe në asfalt nuk ka asnjë shenjë frenimi.

Pronari i veturës ka qenë Altin Hoti (22 vjeç) dhe mesa duket ka qenë ai që po drejtonte mjetin në momentin e tragjedisë. E dashura e tij Giulia Di Tillio (21 vjeç nga Portogruaro) ishte mësuese e gjimnastikës artistike dhe së shpejti do të diplomohej në Ekonomi. Egli Gjeci, 20 vjeç, kishte qenë lojtar i ekipit të futbollit Portogruaro dhe punonte si punëtor në një fabrikë në Cordovado.

Gjashtë muaj më parë, familja Hoti u godit nga një tjetër tragjedi: në një aksident automobilistik vdiq edhe Admiri, vëllai tetëmbëdhjetë vjeçar i Altinit. (Pergatiti Shqiptarja.com)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.