Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Eurovision

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmö Arena, Suedi të shtunën më 11 maj dhe me gjysmëfinale të martën më 7 dhe të enjten më 9 maj. Në listën e shteteve që do të performojnë në dy gjysmëfinalet, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do […]

Mars 27, 2024 - 13:40
 0
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Eurovision

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmö Arena, Suedi të shtunën më 11 maj dhe me gjysmëfinale të martën më 7 dhe të enjten më 9 maj.

Në listën e shteteve që do të performojnë në dy gjysmëfinalet, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të ngjitet në skenë më 9 maj.

Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten  edhe 15 shtete të  tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Ky është edicioni  i 68-ti i Eurovison Song Contest,  pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’ vitin e kaluar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.