Publikohet renditja përfundimtare e prokurorëve, tre emrat që i përcillen SPAK për kontroll pasurie e figure

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, emrat e të cilëve i janë përcjellë SPAK për kontroll pasurie dhe figure. KLP publikoi renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve që u intervistuan për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK. Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme […]

Dhjetor 7, 2023 - 15:56
 0
Publikohet renditja përfundimtare e prokurorëve, tre emrat që i përcillen SPAK për kontroll pasurie e figure

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, emrat e të cilëve i janë përcjellë SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

KLP publikoi renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve që u intervistuan për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme do të plotësohet dhe organika e këtij institucioni me 20 prokurorë, nga 17 që kanë qenë më herët.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1.Ols Dado

2.Anita Jella

3.Ndini Tavani

4.Bledar Maksuti

5.Kreshnik Ajazi

6.Pali Deçolli

7.Albert Kuliçi

8.Sonila Muhametaj/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.