Publikohet video e sherrit masiv në ndeshjen e femrave Tirana-Vllaznia

Përballja e futbollit të femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një shfaqje, pasi përballë viheshin dy skuadrat që po rivalizojnë për titullin kampion. Por, për fat të keq, ka treguar se në futbollin e femrave mund të ndodhin ngjarje po aq të shëmtuara sa në futbollin e meshkujve, ku dhuna bëhet jo rrallëherë […]

Nëntor 27, 2023 - 08:53
 0
Publikohet video e sherrit masiv në ndeshjen e femrave Tirana-Vllaznia

Përballja e futbollit të femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një shfaqje, pasi përballë viheshin dy skuadrat që po rivalizojnë për titullin kampion. Por, për fat të keq, ka treguar se në futbollin e femrave mund të ndodhin ngjarje po aq të shëmtuara sa në futbollin e meshkujve, ku dhuna bëhet jo rrallëherë protagoniste.

Ndeshja është braktisur në minutën e 22-të për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar edhe video e sherrit masiv, pamje me të vërtet të turpshme. Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës, ku agresorët duhet të marrin dënim shembullor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.