Publikonte foto me fjalë fyese, arrestohet i riu në Tiranë, merrte deri në 1 mijë euro për fshirjen e tyre

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shantazhonte vajza dhe gra me profile false. I riu merrte foto e video të ndryshme dhe

Shkurt 25, 2024 - 11:28
 0
Publikonte foto me fjalë fyese, arrestohet i riu në Tiranë, merrte deri në 1 mijë euro për fshirjen e tyre

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shantazhonte vajza dhe gra me profile false. I riu merrte foto e video të ndryshme dhe i publikonte në profile të rreme duke iu bashkangjitur shprehje denigruese.

Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash nga personat që iu publikonte fotot, që shkonin deri në 1000 euro.

“Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia..

I riu rezulton të jetë  autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, brenda dhe jashtë vendit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.