Publiku i Sariles dhe gabimi i Elsa Lilës

Nga Irena Beqiraj Copëza nga Festivali i Këngës 62 në RTSH por më së shumti komentet e gazetarëve edhe artistëve i ndoqa ne media edhe rrjete sociale . Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura , këngën fituese , këngën e Besa Kokdhimës , edhe këngën fantastike por në vendin e gabuar edhe publikun e […]

Dhjetor 26, 2023 - 14:22
 0
Publiku i Sariles dhe gabimi i Elsa Lilës

Nga Irena Beqiraj

Copëza nga Festivali i Këngës 62 në RTSH por më së shumti komentet e gazetarëve edhe artistëve i ndoqa ne media edhe rrjete sociale .

Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura , këngën fituese , këngën e Besa Kokdhimës , edhe këngën fantastike por në vendin e gabuar edhe publikun e gabuar të Elsa Lilës!

Publikut të Sariles edhe “Të Hengsha Zemrën” , i cili ka një pasion të vecantë për gjinjte e silikonit , edhe fytyrat e botoksit publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Përputhen , gabimisht ju ofrua një performacë si ajo e Elsa Lilës!

Një performancë e shkëlqyer në skenën e gabuar , për publikun e gabuar , ku edhe artistët ngatërrojnë gjykimin për artin me gjykimin e artistit njeri !

Për një publik ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër performanca e Lilës ishte e papërshtatshme.

Kur vlerëson një publik ku artisti /artistja është vetem nje objekt, që të pëlqehesh duhet të jesh një grua e zhveshur ose një burrë me fustanellë. Cdo veshje elegante e thjeshtë është e mërzitshme , e përseritur , thjesht e gabuar .

Ne jemi të qartë edhe i kemi bërë zgjedhjet tona , duam tallava , gjinj , të ndenjura të rrumbullakosura ,buzë të fryra , artiste të sheqerosur me 10 fjalë në fjalor, edhe Elsa Lila e ka gabim që kërkon vlerësimin tonë .

Arthur Schopenhauer thoshte : po kërkove të ndryshosh shoqërinë, je me fat nëse shpëton gjallë!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.