Punë ka, por pagat janë të ulta: 70 për qind e 11 mijë vendeve të lira, janë në fasoneri

Paga mesatare në Shqipëri pësoi një kapërcim me 17% në tremujorin e dytë të vitit. Por kjo rritje u udhëhoq në masën më të madhe nga sektori publik, ndërsa diferenca e pagës mesatare u thellua me 26%. Për ekspertët ky hendek mes privatit dhe shtetit do të sjellë dekurajim në tregun e punës. “Nga njëra […]

Shtator 13, 2023 - 20:40
 0
Punë ka, por pagat janë të ulta: 70 për qind e 11 mijë vendeve të lira, janë në fasoneri

Paga mesatare në Shqipëri pësoi një kapërcim me 17% në tremujorin e dytë të vitit.

Por kjo rritje u udhëhoq në masën më të madhe nga sektori publik, ndërsa diferenca e pagës mesatare u thellua me 26%. Për ekspertët ky hendek mes privatit dhe shtetit do të sjellë dekurajim në tregun e punës.

Nga njëra anë tregon për politikën e dobët në bashkëbisedim me bizneset dhe me lehtësimin e kushteve për të krijuar premisa që edhe ata të nxiten për të rritur pagat. Nga ana tjetër, të ndiqet logjika kush është qasja më e lehtë. Natyrshëm, të shpenzosh para është qasja më e lehtë dhe sidomos pastaj, t’i rrisësh këto paga përtej arsyes së inflacionit, pa bërë një analizë të hollësishme se sa është rritur cilësia e shërbimeve të administratës”, shpjegon Eduart Gjokutaj.

Edhe pse në Shqipëri sipërmarrjet kanë më shumë se 11 mijë vende të lira pune, shifrat e papunësisë tregojnë se të rinjtë po i rrinë larg tregut. Vetëm 56% e tyre janë pjesëmarrës me rënie 1.2% nga tremujori i mëparshëm. Sipas ekspertëve kjo shifër alarmante kërkon politika të reja nxitëse.

“Shkalla e pjesëmarrjes në punë të atyre që janë të sapodiplomuar, të cilët në Shqipëri, në raport me vendet e Ballkanit, janë në nivele mesatare. Të rinjtë nuk e ndiejnë vetveten në këtë treg pune, i cili është i vogël e nuk është i diversifikuar t’i përgjigjet nevojave të ekonomisë së ardhshme. Edhe pse paga ka një rritje, nuk justifikon nivelin e jetesës dhe kërkesat e të rinjve”, thotë Gjokutaj.

Gati 70% e vendeve të reja të punës të ofruara vitet e fundit nga bizneset i përkasin sektorit të industrisë përpunuese kryesisht sektorit fason. Bizneset gjithmonë e më shumë po i drejtohen tregut të huaj për punonjës, duke krijuar kosto shtesë./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.