Punime në Rrugën e Arbrit, bllokohet sot segmenti nga Tuneli 2 deri te rrethrrotullimi i Klosit

Kompania “Gjoka”, e cila po ndërton Rrugën e Arbrit, informon se ditën e sotme do të jetë i bllokuar segmenti nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë, deri te Rrethrrotullimi i Klosit. Segmenti rrugor do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00. “Në vijim të punës për përfundimin e të gjitha […]

Prill 24, 2024 - 09:50
 0
Punime në Rrugën e Arbrit, bllokohet sot segmenti nga Tuneli 2 deri te rrethrrotullimi i Klosit

Kompania “Gjoka”, e cila po ndërton Rrugën e Arbrit, informon se ditën e sotme do të jetë i bllokuar segmenti nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë, deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

Segmenti rrugor do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00.

“Në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin në rrugë alternative.

“Rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas”, bën të ditur kompania.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.