Punimet në Rrugën e Arbrit, tre ditë bllokim të aksit

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë bllokim të përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit. Mbyllja e rrugës është planifikuar në datat 20, 22 dhe 23 Prill, prej orës 08:00 […]

Prill 18, 2024 - 14:25
 0
Punimet në Rrugën e Arbrit, tre ditë bllokim të aksit

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë bllokim të përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

Mbyllja e rrugës është planifikuar në datat 20, 22 dhe 23 Prill, prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18:00.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në informon se rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë: rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi, si dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë, duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.