Punonjësi i lavanderisë humb jetën në vendin e punës në Tiranë

Një  65 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në vendin e ku punonte. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka

Maj 2, 2024 - 16:45
 0
Punonjësi i lavanderisë humb jetën në vendin e punës në Tiranë

Një  65 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në vendin e ku punonte. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot 2 maj rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti:.

Dyshohet që punonjësi i lavanderisë të ketë humbur jetën  për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.